DUHET TË BËHET ADRESIMI I SHËNDETIT MENDOR - SIDOMOS TANI

Andrew Conway | March 24, 2020 |

Available Languages: English | Albanian | Croatian | French

Shëndeti dhe mirëqenia mendore nuk është një trend. Është diçka reale dhe duhet të adresohet - jo vetëm në interes të publikut, por në interes të njerëzimit. Përhapja e COVID-19 e ka sjellë këtë dukuri në vëmendje. Ndryshimet e përditshme, distancimi shoqëror dhe vigjilenca janë duke provokuar në mënyrë të pashmangshme ankthin dhe stresin. Më shumë se kurrë më parë bizneset, veçanërisht ndërmarrjet e vogla, janë të ndjeshme ndaj ndikimeve njerëzore të cilat janë në zhvillim e sipër.

Si profesion, ne kemi një lëvizje të përgjithshme drejt rezultateve financiare dhe duke u përqëndruar në numra. Sidoqoftë, kur tërhiqemi nga profesioni ynë, në thelb qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës së atyre me të cilët bashkëveprojmë. Si këshilltarë të besuar, kontabilistët dhe auditorët shpesh kanë besimin e thellë të klientëve në ngjarjet e tyre më të vështira të jetës. Kjo ka peshë të konsiderueshme. Kjo do të thotë që profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit duhet të kujdesen për mirëqenien e tyre gjithashtu për të qenë në gjendje të oforjnë shërbimet më të mira për klientët e tyre.

COVID-19 ka qenë një thirrje zgjimi drejt ndërlidhjes së vërtetë të shoqatatve tona globale dhe përgjegjësive kolektive. Gjithashtu nuk ka të ngjarë të jetë kriza e fundit e shëndetit publik që bota sheh, dhe organizatat profesionale të kontabilitetit dhe auditimit mund të jenë burime të rëndësishme për anëtarët dhe klientët gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme.

Instituti i Kontabilistëve dhe Auditorëve Publikë (IPA) ka marrë një qëndrim të fuqishëm mbi mbrojtjen dhe këshillimin e shëndetit mendor të pronarëve të bizneseve të vogla dhe janë duke ndarë ato që kanë mësuar gjatë këtij procesi me të tjerët.

Ndërtimi i bazës së provave

Ndërsa u këshillua me pronarët e bizneseve të vogla përgjatë 2017 dhe 2018, IPA mori një numër të konsiderueshëm përgjigjesh në lidhje me përkeqësimin e shëndetit mendor të pronarëve të bizneseve të vogla. Ky reagim nuk ishte parashikuar dhe u bë një gjë shumë e fuqishme. Ajo që pasoi ishte një vërshim i përgjigjeve nga anëtarët dhe klientët e tyre në lidhje me përvojat e tyre. Nga rezultatet tragjike tek pronarët e bizneseve që ndjeheshin të mbingarkuar, ishte e qartë që kjo çështje duhej të ekzaminohej. Ne presim që kjo të vazhdojë të rritet vetëm për shkak të mjedisit aktual të funksionimit.

Ne gjithashtu vumë re një prirje pozitive për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit: 95% e pronarëve të bizneseve të vogla të anketuara raportuan se shëndeti i tyre mendor dhe mirëqenia u përmirësuan kur angazhuan një kontabilist. Ky është një mesazh i rëndësishëm tani - distancimi shoqëror nuk do të thotë izolim. Bizneset e vogla nuk janë vetëm. As profesionistët nuk janë vetëm. Thirrjet telefonike, postat elektronike dhe takimet virtuale mund të ndodhin ende në mes klientëve dhe stafit të organizatave profesionale të kontabilitetit dhe auditimit për të kontrolluar dhe vlerësuar punët aktuale të shtetit dhe për të krijuar një plan së bashku.

Si Organizatë Profesionale e kontabilitetit dhe auditimit (OPK), ne menduam se ishte thelbësore të fokusoheshim në lidhje me këtë çështje duke përdorur hulumtimin tonë që kishim. Ne ndërtuam një kampanjë publike që arriti kulmin në një tryezë të rrumbullakët me kryeministrin australian në vitin 2019. Kjo u bë arsye në krijimin e disa grupeve punuese ndër-qeveritare dhe industriale për të zhvilluar zgjidhje politikash dhe për të krijuar fonde për ndërhyrje gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla. Qeveria Australiane që nga ajo kohë ka hartuar një udhëzim për reforma të bashkëpunimit mes profesionit dhe komunitetit të shëndetit mendor.

Mbështetje praktike për anëtarët tanë

Nga këndvështrimi i OPK, ne kemi nevojë të zhvillojmë zgjidhje praktike dhe të sigurojmë një bazë edukative për anëtarët për të rritur ndërgjegjësimin dhe të ofrojmë mbështetje praktike në mënyrë të shpejtë. Përndryshe ne rrezikuam që anëtarët tanë të ndjeheshin të pafuqishëm për të mbështetur klientët e tyre. Kjo nuk ishte krijuar për t’i kthyer kontabilistët dhe auditorët në specialista të shëndetit mendor, por përkundrazi të rrisë aftësinë e tyre për të identifikuar shenjat e sëmundjes mendore dhe t'i fuqizojë ata të kenë biseda të sinçerta me klientët.

Objektivi ynë është të sigurojmë, kur kërkohet që klientët të referohen dhe të kenë mundësinë e trajtimit përmes ndihmës profesionale shëndetësore sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi mbështetur Trajnimin dhe Çertifikimin e Ndihmës së Parë të Shëndetit Mendor në partneritet me Ndihmën e Parë të Shëndetit Mendor në Australi, i cili ka qenë një nga programet tona më të kërkuara të trajnimit profesional. Për më tepër, ne duhet të sigurojmë një mbështetje për kontabilistët dhe auditorët që hasin në këto çështje. Në përputhje me rrethanat, ne jemi duke krijuar një linjë mbështetëse të këshillimit profesional për anëtarët, gjë që tregon shenja të herëshme pozitive nga ndikimi. Meqenëse anëtarët tanë mund të zotërojnë biznesin e tyre të vogël, ne presim që ndihma e këshillimit të jetë veçanërisht e rëndësishme.

Të jesh i gatshëm për të ardhmen

Shëndeti mendor është një shqetësim afatgjatë dhe IPA po zhvillon një qasje afatgjatë për të mbështetur anëtarët tanë. Ne kemi futur shëndetin mendor në ri-dizajnimin e programit profesional të IPA. Faza e parë përfshin bazat themelore të kontabilitetit ndërsa faza e dytë përfshin strategjinë e biznesit, analizën e të dhënave dhe tani një përqendrim në mirëqenien e shëndetit mendor. Ne shpresojmë që kjo do të sigurojë një qasje sistematike për zhvillimin e një furnizimi të qëndrueshëm të profesionistëve të pajisur për të përmbushur sfidat e profesionistit bashkëkohor.

Thënë thjesht, kontabilistët dhe auditorët janë të angazhuar për ndërhyrjen e tyre emocionale. Ne pothuajse vazhdimisht jemi duke monitoruar ndikimin e inteligjencës artificiale në profesionin tonë. Por COVID-19 na ka kujtuar në mënyrë dramatike se e ardhmja nuk dihet. Duke pasur parasysh nivelet e larta të pasigurisë dhe rolin kritik që profesionistët luajnë si këshilltarë të besuar - personalisht dhe profesionalisht - kurrë nuk ka qenë një kohë më e rëndësishme për të adresuar shëndetin mendor dhe për të zhvilluar plane gjithëpërfshirëse dhe për të ofruar zgjidhje praktike.

OPK-të: mbështetëse në mbarëvajtjen e profesionit tonë, veçanërisht tani. Mbështetja e mirëqenies së përgjithshme të anëtarëve tanë është diçka që mund të bëjmë për të qenë me të vërtetë gati për të ardhmen. Sfidoni anëtarët tuaj të dalin jashtë për ajër të pastër (Shoqatat tani posedojnë  një artikull të shkëlqyeshëm të sfidës për anëtarësimin në fitness). Konsideroni të shfrytëzoni përkohësisht linjat tuaja etike konfidenciale për të mundësuar mbështetjen e këshillimit për anëtarët. Më e rëndësishmja, komunikoni me anëtarët tuaj dhe tregoni se jeni në anën e tyre përgjatë gjithë kësaj kohe të ëvshtirë. Nëse ky proces përmirëson jetën e një personi, me siguri ia vlen.

"Duhet të bëhet adresimi i Shëndetit Mendor - Sidomos Tani" publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve dhe Auditorëve në Mars 2020 në gjuhën Angleze, është përkthyer në gjuhën shqipe nga SCAAK në Prill 2020, dhe është përdorur me leje të IFAC. Teksti i aprovuar i të gjitha publikimeve të IFAC është ai i publikuar nga IFAC në gjuhën angleze. IFAC nuk merr asnjë përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e përkthimit ose për veprimet që mund të vijnë si rezultat i tij.

Teksti në gjuhën angleze  " Duhet të bëhet adresimi i Shëndetit Mendor - Sidomos Tani" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Teksti në gjuhën shqipe "Duhet të bëhet adresimi i Shëndetit Mendor - Sidomos Tani" © 2020 nga IFAC. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Titulli origjinal: We Have to Address Mental Health—Especially Now

Kontaktoni Permissions@ifac.org për leje për të riprodhuar, ruajtur ose transmetuar ose për të bërë përdorime të tjera të ngjashme me këtë dokument"

 

Andrew Conway

Prof. Andrew Conway, FIPA, FFA, joined the IFAC Professional Accountancy Organization Development Committee in January 2019 after being nominated by the Institute of Public Accountants (IPA). Prof. Conway has been the Chief Executive Officer of IPA since May 2009, which at the time made him the youngest CEO of a public entity at the age of 28. He has been recognized for IPA’s transformation from its former name, National Institute of Accountants, into a leading and legally recognized professional accountancy body in Australia and the region. His leadership of IPA led to the organization’s recognition as the most innovative accounting body in Australia in 2012 by BRW. Prior to working with IPA, Prof. Conway was an Australian Government Treasury Ministry Chief of Staff andSenior Advisor. In 2001, he was awarded the Centenary of Federation Medal through the Order of Australia and in 2011, he was awarded Australian Young Professional of the Year and appointed a Professor of Accounting at the Shanghai University of Finance and Economics (honoris causa). That same year he was appointed by the Governor of Victoria as a Director of Eastern Health. Prof. Conway was awarded the Australian Financial Review, Boss Magazine Young Executive of the Year in 2014. And in 2015, he was awarded the Deakin University Young Alumni Award for his outstanding and significant contribution to the profession and to the community. The following year, he was presented with a Distinguished Fellow award by the Vice-Chancellor of Deakin University and appointed as an Adjunct Professor at the University where he lectures for Deakin's MBA program. A long-standing advocate for small business, Prof. Conway has been championing the cause of small business policy and is regarded as one of the key activists of the future of small- and medium-sized entity policy in Australia. See more by Andrew Conway

 
 

Join the Conversation

To leave a comment below, login or register with IFAC.org

 

Thank you for your interest in our publications. These valuable works are the product of substantial time, effort and resources, which you acknowledge by accepting the following terms of use. You may not reproduce, store, transmit in any form or by any means, with the exception of non-commercial use (e.g., professional and personal reference and research work), translate, modify or create derivative works or adaptations based on such publications, or any part thereof, without the prior written permission of IFAC.

Our reproduction and translation policies, as well as our online permission request and inquiry system, are accessible on the Permissions Information web page.

For additional information, please read our website Terms of Use. ALL RIGHTS RESERVED.

Agree